Më 24 shtator pasdite sipas orës vendore, në Pitsburg të SHBA-së u zhvillua samiti i tretë i liderëve të G20-s.
Kryetari i shtetit i Kinës Hu Jintao, presidenti rus Dmitri Medvedev, kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel, presidenti i Brazilit Luiz Inacio Lula da Silva dhe liderët e FMN-së e të Bankës Botërore morën pjesë në këtë samit.
Po atë ditë pasdite në orën 6, në Konservatorin Phipps të këtij qyteti presidenti i SHBA-së Barak Obama, së bashku me bashkëshorten Michelle, zhvilluan një banket për liderët pjesëmarrës në Samitin e G20-s. (U Sen) (Artan)