Monday  Apr 7th   2025  
PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Politikanë të disa vendeve urojnë për Festën Kombëtare të Kinës
2009-09-25 19:53:53 cri komenti juaj Printoni

Në prag të Festës Kombëtare të Kinës, për ditë me radhë politikanë të vendeve të ndryshme kanë shprehur urime për 60-vjetorin e krijimit të Republikës Popullore të Kinës.

Në pritjen me rastin e Festës Kombëtare më 24 shtator, të organizuar bashkërisht nga ambasadori i Trupit Diplomatik të Kinës në Bashkimin Evropian Song Zhe dhe ambasadori i Kinës në Belgjikë Zhang Yuanyuan, zv.drejtori i përgjithshëm për marrëdhëniet e jashtme i Komisionit Evropian Stefano Sannino u shpreh se, gjatë 60 vjetëve, Kina ka pasur rezultate të dukshme dhe ka luajtur një rol më të rëndësishëm në çështjet ndërkombëtare.

Më 21 e 22 shtator, ish-presidentët amerikanë Xhorxh H. W. Bush dhe Xhorxh W. Bush i dërguan telegrame të veçanta urimi konsullit të përgjithshëm të Kinës në Hjuston, ku thuhet se rezultatet e Kinës gjatë 60 vjetëve kanë tërhequr vëmendjen e mbarë botës. Tani marrëdhëniet amerikano-kineze ndërtohen në bazë të interesave dhe të sfidave të tërë njerëzimit. (Fani) (Artan)

E hënë
E martë
E mërkurë
E enjte
E premte
E shtunë
E diel
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China