Në pasditen e 24 shtatorit sipas kohës vendore, kryetari i shtetit i Kinës Hu Jintao arriti me avion të posaçëm në qytetin Pitsburg të bregut lindor të Shteteve të Bashkuara, për të marrë pjesë në samitin e tretë financiar të liderëve të Grupit të 20 Vendeve që do të mbahet në këtë qytet.
Në këtë samit financiar të G20-s, Hu Jintao do të shprehë mendimet e propozimet e palës kineze për nxitjen e rimëkëmbjes së ekonomisë botërore, reformën e sistemit financiar ndërkombëtar dhe zgjidhjen e zhvillimit të pabaraspeshuar të botës, si dhe do të paraqesë masat që ka marrë e sukseset që ka arritur Kina në përballimin e krizës financiare ndërkombëtare.
Më parë Hu Jintao mori pjesë në samitin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për pakësimin dhe mospërhapjen e armëve bërthamore të zhvilluar në Nju-Jork. Pas këtij samiti ai u nis për në Pitsburg. Gjatë kohës së qëndrimit në Nju-Jork, Hu Jintao ishte i pranishëm edhe në samitin e OKB-së për ndryshimin e klimës dhe në debatet e zakonshme të Asamblesë së 64-t të OKB-së. (Xiaoyu) (Artan)