Në mbrëmjen e 24 shtatorit sipas kohës vendore, u hap me një pritje në Pitsburg samiti i tretë i liderëve të Grupit të 20 Vendeve.
Presidenti amerikan Obama dhe bashkëshortja e tij Michelle organizuan një koktej në Konservatorin Phipps, kopshti botanik i qytetit Pitsburg, për të mirëpritur udhëheqësit që do të marrin pjesë në Samitin e G20-s. Në këtë koktej ishin të pranishëm kryetari i Kinës Hu Jintao, presidenti rus Dimitri Medvedev, kancelarja gjermane Angela Merkel, presidenti i Brazilit Luiz Lula da Silva etj. Nuk mungonin gjithashtu edhe krerët e organizatave ndërkombëtare, si presidenti i FMN-së, i Bankës Botëtore etj.
Në samitin dyditor të Pitsburgut të Grupit të 20 Vendeve do të bashkërendohen qëndrimet e këtyre vendeve mbi çështjet si stimulimi i ringjalljes ekonomike, reforma e sistemit financiar dhe lufta kundër proteksionizmit tregtar. (Wang Xianya) (Artan)