Më 24 shtator, zv/kryetari i Bashkisë së Pekinit Ji Lin u shpreh në Pekin se, gjatë Ditës Kombëtare, në Pekin do të zhvillohen disa aktivitete kremtuese, si paradë, mbrëmje festive, kremtime në parqe dhe disa veprimtari kulturore.
Sipas Ji Linit, këto aktivitete do të zhvillohen në mënyrë kursyese: në krahasim me 50-vjetorin e krijimit të Kinës së Re, këtë herë numri i parakaluesve është zvogëluar nga 240 mijë në 180 mijë dhe numri i makinave të zbukuruara është pakësuar nga 90 në 60.
Ji Lin u shpreh gjithashtu se sektorët meteorologjikë të Pekinit do të sigurojnë brenda mundësive zhvillimin normal të aktiviteteve kremtuese dhe, nëse ka kushte të përshtatshme, do të merren masa për zhdukjen e reve dhe shiut. (Jiang Lei)