Më 22 shtator, presidenti amerikan Obama tha në samitin e OKB-së mbi ndryshimin e klimës se vendet e zhvilluara duhet të bëhen model në problemin e ndryshimit të klimës.
Obama u shpreh se pjesa e madhe e dëmit të klimës është shkaktuar nga vendet e zhvilluara në shekullin e kaluar. Për këtë arsye, vendet e zhvilluara mbajnë ende përgjegjësi për t'u bërë model në këtë problem, nëpërmjet investimeve për energjinë e ripërtëritshme, rritjes efektive të ekonomisë dhe pakësimit të shkarkimit të karbonit.
Obama është i mendimit se megjithëse përparësia urgjente e vendeve të ndryshme është rimëkëmbja ekonomike, s'mund të ketë arsye për mosveprime lidhur me problemin e përballimit të ndryshimit të klimës. Vendet e ndryshme botërore duhet të forcojnë bashkëpunimin për të përballuar problemin e madh të jetës së njerëzimit. (Çang Çuo)