Më 22 shtator, kryetari i shtetit i Kinës Hu Jintao u takua me presidentin amerikan Barak Obama.
Hu Jintao u shpreh se pala kineze dhe pala amerikane po bëjnë përpjekje të përbashkëta që në marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve të ketë një bashkëpunim të përgjithshëm pozitiv. Marrëdhëniet e mira kino-amerikane përputhen jo vetëm me interesat thelbësore të të dy vendeve dhe popujve, por edhe favorizojnë paqen në rajonin e Azisë dhe të Paqësorit.
Obama u shpreh nga ana e tij se ai po përpiqet për krijimin e marrëdhënieve të përgjithshme dypalëshe me bashkëpunim real, duke i nxitur këto marrëdhënie të bëhen marrëdhënie të bashkëpunimit të përgjithshëm me gjallëri të madhe. Ai u shpreh se po pret vizitën e tij në Kinë në nëntor të këtij viti. (Shy Guan) (Artan)