PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Hu Jintao u takua me Obamën
2009-09-23 14:17:39 cri komenti juaj Printoni

Më 22 shtator në Nju Jork, kryetari i shtetit i Kinës Hu Jintao u takua me presidentin e SHBA-së, Obama. Hu Jintao u shpreh se pala kineze dëshiron që së bashku me palën amerikane të shfrytëzojnë rastet për të thelluar bashkëpunimin dhe për të nxitur zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe, në mënyrë të shëndetshme dhe të qëndrueshme.

Hu Jintao vlerësoi lart sukseset në marrëdhëniet kino-amerikane gjatë gjysmës së parë të këtij viti dhe parashtroi katër mendime për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe. Hu Jintao shpreson që Kina dhe SHBA-ja të vazhdojnë të zhvillojnë shkëmbime të ngushta në nivel të lartë dhe në përmirësimin e punëve pas raundit të parë të dialogut Strategjik dhe Ekonomik Kino-amerikan, si dhe në nxitjen e bashkëpunimit në përballimin e krizës financiare në fushat ekonomiko-tregtare, antiterroriste dhe të parandalimit të përhapjes së armëve bërthamore dhe më në fund në thellimin e bashkëpunimit në problemet ndërkombëtare e rajonale dhe forcimin e shkëmbimeve kulturore.

Hu Jintao theksoi se problemet e Tajvanit, të Tibetit dhe të Singjianit janë lidhur me sovranitetin dhe tërësinë territoriale të Kinës dhe ndjenjat kombëtare të 1.3 miliardë kinezëve. Pala kineze i kushton rëndësi faktit që pala amerikane rithekson qëndrimin e politikës së Një Kine dhe që i përmbahet tre komunikatave të përbashkëta kino-amerikane. Ai shprehu shpresën se pala amerikane do të përkrahë me veprimet konkrete zhvillimin paqësor të marrëdhënieve dypalëshe në ngushticën e Tajvanit.

Nga ana e tij, Obama theksoi se në lidhje me problemin e Tajvanit, SHBA-ja i përmbahet politikës së Një Kine dhe ky qëndrim nuk do të ndryshojë. SHBA-ja nuk përkrah "pavarësinë e Tibetit" dhe në problemet e Tibetit dhe të Singjianit, SHBA-ja respekton sovranitetin dhe tërësinë territoriale të Kinës.

Hu Jintao u shpreh gjithashtu se tarifat e posaçme ndaj gomave kineze që eksportohen në SHBA nuk përputhen me interesat dypalëshe dhe se ngjarje të tilla nuk duhet të ndodhin përsëri.

Obama u shpreh se SHBA-ja përkrah tregtinë e lirë dhe përpiqet të zhvillojë marrëdhëniet ekonomiko-tregtare me Kinën. Pala amerikane dëshiron të zgjidhë së bashku me Kinën problemet tregtare me anë të  dialogut. Në përballimin e krizës financiare, Kina përpiqet të zgjerojë kërkesat e brendshme dhe të ruajë qëndrueshmërinë e monedhës renminbi dhe pala amerikane i vlerëson lart këto veprime, u shpreh Obama.

Në vazhdim, Hu Jintao vuri në dukje se ndryshimi i klimës është sfida e përbashkët që përballohet nga komuniteti ndërkombëtar dhe të gjitha vendet duhet të bashkëpunojnë. Pala kineze, me veprime konstruktive, do të luajë rolin e duhur, me qëllim që Konferenca e Kopenhagenit të arrijë sukses.

Në përfundim, Obama shprehu shpresën në forcimin e bashkëpunimit në përballimin e ndryshimit të klimës dhe sidomos të bashkëpunimit në fushën e energjisë së pastër. (U Sen)

Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China