Më 22 shtator në selinë e OKB-së në Nju Jork u zhvillua samiti mbi ndryshimin e klimës. Në fjalën e tij, kryetari i shtetit i Kinës Hu Jintao parashtroi propozime për përballimin e ndryshimit të klimës nga komuniteti ndërkombëtar, duke deklaruar në të njëjtën kohë se Kina do të marrë masa të reja. Kina dëshiron do të përpiqet së bashku me palët e ndryshme në përballimin e sfidës së ndryshimit të klimës.
Hu Jintao vuri në dukje se zbatimi i përgjegjësive të secilit është thelbi i përballimit të ndryshimit të klimës nga komuniteti ndërkombëtar. Ai theksoi se përballimi i ndryshimit të klimës mund të zhvillohet vetëm gjatë procesit të zhvillimit dhe në bazë të zhvillimit të përbashkët. Komuniteti ndërkombëtar duhet të jetë i lidhur ngushtë me përballimin e ndryshimit të klimës, nxitjen e zhvillimit të vendeve në zhvillim, forcimin e aftësisë përkatëse dhe aftësinë e zhvillimit të vazhdueshëm të këtyre vendeve.
Hu Jintao u shpreh se Kina ka bërë dhe do të bëjë përpjekje të vendosura për përballimin e ndryshimit të klimës. Gjithashtu, kina do t'i ofrojë vendeve në zhvillim ndihma të përshtatshme. Ai deklaroi se në të ardhmen Kina do ta përfshijë përballimin e ndryshimit të klimës në planin e zhvillimit ekonomiko-shoqëror dhe do të marrë katër masa: së pari, forcimi i kursimit të energjisë; së dyti, zhvillimi i energjisë riprodhuese dhe i energjisë bërthamore; së treti, shtimin e sipërfaqeve të pyllëzuara për eliminimin e gazit karbonik; së katërti, zhvillimi i ekonomisë së gjelbër dhe kërkimin i teknologjive që janë miqësore me klimën. (U Sen)