Më 23 shtator, Ministria e Shëndetësisë e Kinës u kërkoi provincave, qyteteve e rajoneve të ndryshme të mbarë vendit të fillojnë punën e vaksinimit kundër gripit A-H1N1 të grupeve që janë më të rrezikuara për t'u prekur nga kjo sëmundje. Sipas planit, ata që shërbejnë në vendet publike, nxënësit e mësuesit dhe të sëmurët kronikë do të vaksinohen të parët. (Fani) (Artan)