Më 22 shtator u mbajt samiti i OKB-së mbi ndryshim klimatik. Liderët e SHBA-së, të Maldiveve, të Japonisë, të Francës dhe të vendeve të tjera shprehën shqetësimet e tyre për këtë çështje, duke shtjelluar qëndrimin në emër të vendit të tyre.
Gjatë fjalës së tij, presidenti amerikan, Barack Obama ka pranuar se administrata nuk reagonte në kohë drejt kërcënimeve të shkaktuara nga ndryshimi i klimës. SHBA-ja është e ndërgjegjshme për rëndësinë e kësaj çështjeje dhe e ka vënë në vendin e parë të agjendës së punëve të jashtme.
Obama tha gjithashtu që vendet e zhvilluara janë ndotje-shkaktuesit kryesorë në shekullin e kaluar dhe për këtë arsye, ata duhet të luajnë rolin e modelit në përballim e ndryshimit klimatik.
Nga ana e tij, Yukio Hatoyama, kryeministri i ri japonez, vuri në dukje se duke bazuar në parimin e "përgjegjësive të përbashkëta dhe përkatëse", vendet e zhvilluara duhet të kryesojnë pakësimin e emetimeve. (Wang Xianya)