PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Presidenti amerikan i bën thirrje Izraelit dhe Palestinës të ecnin përpara
2009-09-23 09:57:32 cri komenti juaj Printoni

Siç njoftojnë korrespondentët e Radios së Jashtme të Kinës, presidenti i SHBA-së, Barack Hussein Obama u takua më 22 shtator në Nju Jork me kryeministrin izraelit, Bejamin Netanyahu dhe udhëheqësin palestinez Mahmoud Abbas dhe zhvilloi me ta një bisedë trepalëshe në mjediset ku po zhvillohet sesioni i 64-të i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Barack Obama u bëri thirrje të dyja palëve të tregojnë elasticitet gjatë bisedimeve dhe të ecin përpara me shpirtin e kompromisit të nevojshëm.

Obama tha se përfaqësuesi i posaçëm amerikan i problemit të Lindjes së Mesme, George Mitchell dhe sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Cliton do të takohen javën tjetër në Uashington me përfaqësuesit e bisedimeve izraelito-palestineze për të nxitur procesin e paqes mes tyre.

Në këtë ditë, zëdhënësi i udhëheqësit palestinez Nabil Abu Rudeinah tha në një deklaratë se nëse SHBA-ja dhe pala izraelite dëshirojnë të rifillojnë bisedimet paqësore, atëherë duhet të ndalojë ndërtimi i vendbanimeve hebreje në Bregun Perëndimor të lumit Jordan dhe në lindje të Jerusalemit, duke përfshirë shtimin e vendbanimeve të njoftuara nga pala izraelite. (Xiaoyu)

Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China