Gjatë qëndrimit të tij në Nju-Jork, Hu Jintao do të marrë pjesë në samitin mbi ndryshimin e klimës globale, në debatet e zakonshme të sesionit të 64-t të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së dhe në Samitin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi problemin e mospërhapjes së armëve bërthamore dhe të çarmatimit bërthamor.
Më 21 shtator sipas orës lokale, në Nju-jork, kryetari i shtetit i Kinës Hu Jintao u takua me presidentin e Turkmenistanit, Gurbanguly Berdymukhamedov, dhe presidentin e Bolivias, Evo Morales. Ata shkëmbyen mendime për problemet që u interesojnë të gjitha palëve.
Po këtë ditë pasdite, Hu Jintao u takua edhe me presidentin e Francës Nikolas Sarkozy dhe kryeministrin e Japonisë Yokio Hatoyama. (Shy Guan)