Më 22 shtator, Drejtoria Shtetërore e Statistikave e Kinës publikoi një raport mbi zhvillimin ekonomik e shoqëror të Kinës me rastin e 60-vjetorit të krijimit të Kinës së Re. Në këtë raport vihet në dukje se gjatë 60 vjetëve në Kinë, investimet në sektorin energjetik kanë pasur një rritje vjetore me 14%. Gjatë 30 vjetëve pas fillimit të zbatimit të politikës së reformës dhe hapjes, konsumi i energjisë në Kinë pati një rritje vjetore me 5.2%, duke e mbështetur rritjen e shpejtë të ekonomisë kombëtare me 9.8% në vit.
Më 22 shtator, u vu zyrtarisht në funksionim Qendra e Informacionit për Kremtimin e 60 vjetorit të Krijimit të Kinës së Re. Deri tani, në të janë regjistruar mbi 4500 gazetarë kinezë e të huaj.
Krahas kësaj, në Muzeun Kombëtar të Artit të Kinës po zhvillohet ekspozita e veprave artistike me temën e historisë kineze. Kjo ekspozitë do të qëndrojë e hapur deri më 20 tetor. Në të, janë paraiqtur 102 vepra të mëdha që tregojnë ngjarjet historike në Kinë qysh nga viti 1840 deri më sot. (Jiang Lei)