Më 21 shtator sipas kohës vendore, kryetari i shtetit i Kinës, Hu Jintao u takua me presidentin e Bolivisë, Evo Morales. Biseda u zhvillua kryesisht mbi çështjet e zhvillimit të marrëdhënieve të bashkëpunimit miqësor midis dy vendeve.
Qysh nga viti 1985, kur u vendosën marrëdhëniet diplomatike kino-boliviane, marrëdhëniet e dy vendeve zhvillohen në rrugë të mbarë. Veçanërisht gjatë viteve të fundit, janë shtuar gjithnjë e më shumë vizitat e ndërsjellëta të nivelit të lartë, si dhe është thelluar vazhdimisht bashkëpunimi dhe shkëmbimet në fushat ekonomiko-tregtare, kulturore, tekniko-shkencore, ushtarake etj. Kina dhe Bolivia mbajnë marrëdhënie të ngushta bashkëpunimi me njëra-tjetrën lidhur me çështjet ndërkombëtare. (Wang Xianya)