Sipas Agjencisë Kineze të Lajmeve Hsinhua, presidenti i Kinës Hu Jintao u takua më 21 shtator në Nju-Jork me presidentin e Turkmenistanit Gurbanguly Berdymukhamedov, duke shkëmbyer me të mendime lidhur me zhvillimin e marrëdhënieve ndërmjet të dy vendeve dhe për problemet me interes për të dy palët.
Lideri kinez dhe ai turkmenistanas ndodhen në Nju-Jork për të marrë pjesë në një varg samitesh të organizuara nga OKB-ja.
Të dy vendet i vendosën marrëdhëniet diplomatike ndërmjet tyre 17 vjet më parë dhe që atëherë kanë ruajtur gjithmonë nivelin e lartë të besimit të ndërsjellë dhe kanë përkrahur njëra-tjetrën në problemet e rëndësishme. Gjithashtu, ato kanë zhvilluar bashkëpunimin me leverdi të ndërsjellë në fushën ekonomiko-tregtare, të energjisë, të sigurimit dhe kulturore-njerëzore, si edhe kanë bashkëpunuar ngushtë në çështjet ndërkombëtare. (Xiaoyu) (Artan)