Ditët e fundit janë shtuar në krahina të ndryshme kineze raste të reja të gripit A-H1N1 të infektuara në mënyrë masive dhe krahinat e ndryshme po marrin masa të jashtëzakonshme për të përballuar gjendjen epidemike. Tani gjendja epidemike është në përgjithësi nën kontroll.
Deri më 14 shtator, në 31 provinca, rajone e qytete të pjesës së brendshme të Kinës u raportuan gjithsej 9103 të infektuar nga gripi A-H1N1 të konfirmuar, ndër të cilët 5350 janë shëruar, dhe nuk ka pasur asnjë rast të vdekjes nga ky grip. (Fani) (Artan)