Ka filluar numërimin nga fundi për Festën e jubileut të madh të 60 vjetorit të krijimit të Republikës së Re të Kinës
Edhe më pak se një muaj do të zhvillohet ceremonia solemne e festimit me rastin e 60 vjetorit të krijimit të Republikës Popullore të Kinës. Aktualisht punët e ndryshme përgatitore janë në zhvillim intensiv. Parashikohet se gjatë festimit të Ditës Kombëtare do të vendosen rreth 40 milionë lule.
Njëkohësisht qytetarët e lokaliteteve të ndryshme të Kinës po përshëndetin këtë ditë në mënyra të ndryshme si me punime artistike, koncerte festive, konkurse kënge etj.
Si vendi me përdoruesit më të shumtë të internetit në botë, sitet e ndryshme në internet kanë publikuar gjithashtu programe të posaçme të festimit të Ditës Kombëtare, për të shprehur urime për 60 vjetorin e themelimit të Republikës. (Vera)

1 2