Më 3 gusht, gazetari mëson nga Drejtoria Kombëtare Administrative e Ushqimeve dhe e Barnave se vaksina e gripit A-H1N1 e studiuar dhe prodhuar nga kompania bioteknologjike e Pekinit Sinovak, është miratuar nga kjo drejtori dhe fillon të prodhohet zyrtarisht. Kjo është vaksina e parë gripit A-H1N1 që miratohet nga Kina për hyrjen në treg.
Sipas rezultatit të testit nga kompania bioteknologjike e Pekinit, kjo vaksinë është shumë e sigurtë. Përqindjet e mbrojtjes për 3 grup-mosha, fëmijë, të rinj dhe të rritur ndryshojnë nga 81% deri në 98%. Kjo vaksinë mund të përdoret për moshat nga 3 deri në 60. (Shy Guan)