Më 2 shtator u hap në Bibliotekën e Kryeqytetit në Pekin ekspozita e monedhave dhe pullave aziatike dhe evropiane. Kjo ekspozitë hapet për herë të parë në Kinë. Në të janë ekspozuar pulla dhe monedha nga 43 vende e rajone në Azi dhe Evropë.
Siç mësohet, në ekspozitë janë grumbulluar afro 400 koleksione pullash dhe monedhash, duke përfshirë tema për zhvillimin e trenit britanik, ndeshje spanjolle me dema, portet suedeze e të tjera, ku pasqyrohen kulturat e larmishme botërore. (Çan Yean)