Deri në fund të qershorit të vitit 2009, Kina miratoi krijimin e 670 mijë ndërmarrjeve me investime të huaja, duke thithur 898 miliardë e 400 milionë dollarë amerikanë investime. Tani partnerët tregtarë të Kinës përfshijnë mbi 220 vende e rajone të botës dhe Kina ka nënshkruar me 129 vende e rajone marrëveshje për mbrojtjen e investimeve.
Deri tani, 163 vende kanë marrë ndihmë nga Kina dhe, si një vend me përgjegjësi, Kina do të luajë rolin e duhur në zhvillimin e ekonomisë botërore.
(Çan Yean) (Artan)