Komisioni i Sigurimit Shëndetësor i BE-së konfirmoi më 25 gusht grupin e parë të njerëzve të vendeve anëtare të kësaj organizate që do të vaksinohen kundër gripit të tipit A-H1N1.
Ky grup do të përfshijë foshnjat mbi 6-muajshe, të sëmurët që vuajnë nga sëmundje kronike të frymëmarrjes ose kardiovaskulare, ata me mungesë imuniteti të lindur, gratë shtatzëna dhe punonjësit mjekësorë. (Wang Xianya) (Artan)