Më 12 gusht korrespondenti njoftoi nga Ministria e Shëndetësisë e Kinës se po zhvillohet me sukses në Kinë testi klinik i vaksinës së gripit A H1N1. Pranuesit e testit të vaksinës së gripit A H1N1 kanë filluar të marrin injeksionin e dytë. I gjithë testi do të përfundojë në mes të shtatorit.
Siç mësohet, pas injeksionit të dytë, specialistët e Ministrisë së Shëndetësisë do të kryejnë studimet fillestare në mes të gushtit për sigurinë e vaksinës së gripit A H1N1. Parashikohet se kjo ministri do të përcaktojë strategjinë dhe programin e imunizimit të kësaj vaksine sipas gjendjes së re të këtij gripi. (U Sen)