Siç mësohet nga Sektori i Shëndetësisë i Makaos, nga data 10 deri në pasditen e 11 gushtit, janë shtuar 11 raste të konfirmuara të infektimit me gripin e tipit A-H1N1 në këtë rajon. Kështu numri i përgjithshëm i rasteve me A-H1N1 në Makao arrin në 300.
Deri në pasditen e 11 gushtit, një i sëmurë doli nga spitali pas shërimit, ndërsa 10 të tjerë ndodhen të shtruar në spital për të marrë mjekim dhe janë në gjendje të mirë. (Wang Xianya) (Artan)