Më 4 gusht, Kompania Boeing, një nga kompanitë më të mëdha të industrisë së ndërtimit të avionëve shpalli në Pekin se do të marrë pjesë në Ekspozitën Botërore të Shangait, si përkrahës i sallës së pjesës amerikane të ekspozitës.
Sipërfaqja e sallës së pjesës amerikane të ekspozitës është 6 mijë metra katrore dhe kjo do të jetë salla më e madhe e shtetit. Presidenti i kompanisë Boeing International, Shep Hill tha se Ekspozita Botërore e Shangait do të nxitë shkëmbimet kulturore dhe bashkëpunimin tregtar midis Kinës dhe SHBA-së gjë që do të jetë një rast i rëndësishëm i Kompanisë Boeing. (Çang Çuo)