Më 3 gusht, Agjencia Turistike më e madhe në Kinë CITS-ja bëri të ditur në një intervistë për Radion e Jashtme të Kinës se në korrik e gusht, 5 mijë njerëz kanë rezervuar shërbimet e kësaj agjencie për vizitë në Tibet.
Sipas kësaj agjencie, tani është sezon i mirë për vizitë në Tibet, prandaj është e vështirë të gjendet një biletë, qoftë treni, qoftë avioni. Krahas kësaj, pothuajse të gjitha hotelet në qytetin Lhasë janë rezervuar dhe nuk është e lehtë të gjesh një dhomë të lirë. (Jiang Lei)