Ditët e fundit, Organizata Botërore e Shëndetësisë botoi një raport mbi gripin A-H1N1, ku thuhet se nëse shtatzënat tregojnë shenja të gripit A-H1N1, duhet të mjekohen sa më parë.
Sipas rezultateve më të reja të studimit, femrat shtatzëna të prekura nga virusi i gripit A-H1N1, do të kenë rreziqe më të mëdha për jetën në krahasim me të sëmurët e tjerë të prekur nga ky grip.
Për këtë arsye, Organizata Botërore e Shëndetësisë propozoi aktivisht se nëse gratë shtatzëna paraqesin shenja të gripit, mjekët duhet t'u japin sa më shpejt mjekimin e anti-virusit, Tamiflu. Nëse ky mjekim përdoret brenda 48 orëve pas shfaqjes së shenjave të gripit, efekti do të jetë më i mirë.
Organizata Botërore e Shëndetësisë sugjeroi se nëse vaksinat e gripit A-H1N1 janë gati, vendet e ndryshme duhet t'i marrin parasysh gratë shtatzëna si grupi i parë për të marrë vaksinën. (Shy Guan)