Më 27 korrik, Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaroi se deri tani gripi A-H1N1 ka shkaktuar vdekjen e 816 vetave në gjithë botën. Përveç kësaj, virusi po vazhdon të përhapet. Kohët e fundit, në shumë vende dhe rajone janë konfirmuar të sëmurët e parë nga ky grip.
Sipas raportit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë mbi gjendjen epidemike, Amerika është rajoni ku janë raportuar më shumë raste të vdekjes nga ky grip, 707 të tilla. Përveç kësaj, në Azinë Juglindore janë raportuar 44 raste vdekjesh; në Evropë 34 raste; në rajonin e Atlantikut Perëndimor 30 raste dhe në rajonin e Mesdheut Lindor 1 rast. (Shy Guan) (Artan)