Më 22 korrik, pas debateve të hapura në Këshillin e Sigurimit mbi vendosjen e paqes pas konflikteve, zv/përfaqësuesi i përhershëm i Kinës në Kombet e Bashkuara Liu Zhenmin u shpreh në një fjalim se Kina përkrah OKB-në të forcojë më tej aftësinë e rolin e saj në vendosjen e paqes.
Liu Zhenmin tha se gjatë mbi 10 vjetëve të fundit, OKB-ja luante rol të rëndësishëm në vendosjen e paqes pas konflikteve, duke pasur arritje të dukshme dhe duke përfituar përvojë të pasur.
Ai u shpreh gjithashtu se procesi i paqes i OKB-së po përballon sfida të reja dhe se Kina do të përkrahë OKB-në në vendosjen e paqes dhe do të përkrahë përmirësimin e bashkërenditjes gjatë të gjithë procesit. (Jiang Lei)