Më 22 korrik qeveria australiane shpalli se Australia ka nisur po atë ditë në spitalin Adelaide të kryeqytetit të Shtetit të Australisë Jugore provën praktike të vaksinës së gripit H1N1 të tipit A. Siç mësohet se vaksina e re u studiua dhe u prodhua nga kompania CSL. Afro 240 vullnetarë do të pranojnë provën e vaksinës dhe koha e provës do të zgjatë afro 7 muaj.
Më 22 korrik edhe firma kineze Ke Xing për produkte biologjike ka filluar provë praktike të vaksinës së gripit H1N1 të tipit A në Pekin. (Vera)