PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
OBSH-ja do të ndryshojë mënyrën e publikimit të informacioneve për A-H1N1
2009-07-17 10:01:44 cri komenti juaj Printoni

Sipas Agjencisë Kineze të Lajmeve Hsinhua, zëdhënësi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Gregory Hartl u tha më 16 korrik gazetarëve se OBSH-ja po planifikon të ndryshojë mënyrën e publikimit të informacioneve lidhur me epideminë e gripit A-H1N1.

Hartli tha se, për shkak se numri i të prekurve nga gripi A-H1N1 është i madh dhe ky grip po përhapet shumë shpejt, shumë vende nuk mund të ndjekin rastet e shtuara. Prandaj OBSH-ja nuk do të publikojë rastet e reja të konfirmuara të infektimit nga gripi A-H1N1, por mund të publikojë informacionet e fundit mbi pandeminë globale në një mënyrë të re.

Sekretari i përgjithshëm i OBSH-së Keiji Fukuda tha se Organizata Botërore e Shëndetësisë do të publikojë mënyrën e re të udhëzimit mbi kontrollin e virusit në të ardhmen dhe do të këshillojë vendet me raste më të shumta ta vënë theksin në punët e kontrollit të virusit dhe të epidemisë. (Xiaoyu) (Artan)

 

Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China