Më 3 qershor në Lhasë u zhvillua ceremonia e dhënies së çmimeve për konkursin e njohurive "Bukuria në Tibet", të zhvilluar nga Radio e Jashtme e Kinës dhe Rajoni Autonom i Tibetit. 7 dëgjues të huaj nga Anglia, Gjermania, Franca, Çekia, Nepali dhe Kolumbia morën dhurata të posaçme.
Nëpërmjet internetit, me tekste të shkruara, piktura, audio dhe video, ky konkurs paraqiti panoramat natyrore dhe karakteristikat e kombësive të Tibetit.
Zv.drejtori i Radios së Jashtme të Kinës Wang Yunpeng u shpreh se konkursi ishte në favor të njohjes më të mirë të Tibetit të vërtetë nga dëgjuesit e huaj. Një nga dëgjuesit tanë që ka punuar në Tibet për 4 vjet, z. Leela Mani Paudyal nga Nepali, tha se qeveria dhe populli kinez kanë bërë shumë përpjekje për zhvillimin e Tibetit dhe kjo është një gjë e lavdërueshme. (U Sen) (Artan)