Më 2 korrik, Drejtoria e Shëndetësisë e Pekinit njoftoi se pas konfirmimit më 1 korrik që 7 nxënës të shkollës 6-vjeçare "Nanhuzhongyuan" janë infektuar nga gripi A-H1N1, më 2 korrik, 10 nxënës të tjerë të kësaj shkolle u konfirmuan si të infektuar nga ky grip.
Deri tani, të gjithë të infektuarit janë shtruar në spital. Gjendja e tyre është e qëndrueshme.
Deri më 2 korrik, qyteti i Pekinit ka njoftuar 171 të infektuar nga gripi A-H1N1, 106 ndër të cilët kanë dalë nga spitalet. (Jiang Lei)