Korrespondenti i Radios së Jashtme të Kinës mësoi nga sektorët përkatës se filloi më 1 korrik shitja e biletave të panairit EXPO Shangai 2010. Deri më 31 dhjetor, biletat mund të blihen në pikat e posaçme të shitjes brenda e jashtë Kinës.
Siç mësohet, sot paradite në Pekin një pikë shitjeje e biletave për EXPO 2010 Shangai ka shitur 100 mijë bileta brenda dy orësh.
EXPO Shangai do të organizohet nga 1 maji deri më 31 dhjetor të vitit 2010 dhe parashikohet të tërheqë 70 milionë vizitorë.
(Çan Yean) (Artan)