Më 30 qershor, OBSH-ja u shpreh se rasti i infektimit nga virusi A-H1N1 me rezistencë ndaj ilaçit Tamiflu që u raportua nga Danimarka është vetëm një rast i veçantë dhe kjo gjë nuk do të ndikojë në shëndetin publik. Në të njëjtën ditë, Argjentina shpalli se kryeqyteti Buenos Aires është futur në gjendje emergjence.
Deri më 30 qershor, OBSH-ja kishte konfirmuar 70893 të infektuar nga gripi A-H1N1 në 117 vende e rajone të botës, 311 ndër të cilët kanë vdekur.
Më 1 korrik, Ministria kineze e Shëndetësisë njoftoi se në pjesën kontinentale të Kinës janë raportuar 867 të infektuar, 523 ndër të cilët janë shëruar dhe 341 janë shtruar në spital. (Jiang Lei)