Sipas të dhënave të fundit të OBSH-së, Iraku, Lituania, Monako dhe Nepali kanë njoftuar rastet e para të infektimit nga gripit A-H1N1. Deri tani, në 117 vende e rajone janë konfirmuar 70893 të infektuar, 311 ndër të cilët kanë vdekur.
Instituti i Studimeve të Serumit i Danimarkës shpalli më 29 qershor se në këtë vend, u zbulua rasti i parë i infektimit nga virusi A-H1N1, që ka rezistencë ndaj ilaçit Tamiflu. Kjo është hera e parë që ky tip virusi shfaq rezistencë ndaj ilaçit.
Më 30 qershor, Ministria kineze e Shëndetësia njoftoi se në pjesën kontinentale të Kinës janë zbuluar gjithsej 810 të infektuar, 496 ndër të cilët janë shëruar dhe kanë dalë nga spitalet. (Jiang Lei)