OKB-ja vlerëson aktivisht "raportin e shqyrtimit të veprimeve paqeruajtëse" të Drejtorisë së Shqyrtimit të Kinës
Agjencia Hsinhua njoftoi se ditët e fundit duke përfshirë Komitetin Këshillues mbi Çështjet Administrative dhe Buxhetore të OKB-së, disa organe të OKB-së zhvilluan përkatësisht analizën e raportit të shqyrtimit të veprimeve paqeruajtëse, paraqitur nga Drejtoria e Shqyrtimit e Kinës si dhe e vlerësuan pozitivisht, duke theksuar se propozimet e shqyrtimit, duhet të vihen në jetë sa më parë.
Siç mësohet, në këtë raport u zbulua kryesisht efektiviteti i ulët i administrimit pasuror të veprimeve paqeruajtëse, parregullsia e administrimit të kontratave të blerjes, si dhe u paraqitën një sërë propozimesh lidhur me ngritjen e nivelit të administrimit dhe përdorimit efektiv të fondeve etj. (Vera)