Gripi A-H1N1 vazhdon të përhapet në të gjithë botën. Më 24 qershor, Argjentina shpalli se numri i vdekjeve nga gripi A-H1N1 është 21. Më 24 qershor, Ministria e Shëndetësisë e Serbisë shpalli se në atë ditë, u konfirmua rasti i parë i gripit A-H1N1 i ardhur nga jashtë. Aktualisht, gjendja e këtij pacienti është e stabilizuar. (Yuan Xin)