Deri në orën 23.30 të 17 qershorit sipas orës së Pekinit, Organizata Botërore e Shëndetësisë shpalli se gjithsej ka 35928 të sëmurë të konfirmuar nga gripi A-H1N1 në 77 vende dhe rajone të botës, ndër të cilët 163 kanë vdekur.
Qeveria e Australisë u shpreh më 17 qershor se e ngriti nivelin e alarmit për gripin A-H1N1 në "Nivelin e mbrojtjes". Në këtë nivel, Drejtoria australiane e Shëndetësisë do ta vërë theksin në mjekimin e virusit së pari te njerëzit ku infektimi me këtë grip mund të sjellë pasoja më të rënda, si p.sh. gratë shtatzëna, njerëzit me sëmundje zemre e të sistemit të frymëmarrjes, njerëzit mbi peshë etj.
Po këtë ditë, ministri i Shëndetësisë i Meksikës Hoze Angel Kordova tha se, pas verës, ulja e temperaturës mund të shkaktojë një valë të re të gripit A-H1N1, prandaj banorët meksikanë duhet të rritin vigjilencën lidhur me këtë. (Xiaoyu)