Më 16 qershor, takimi i parë jozyrtar i liderëve të Kinës, të Brazilit, të Rusisë dhe të Indisë (4 vendeve "BRIK") u zhvillua në Yekaterinburg. Kryetari i Shtetit i Kinës Hu Jintao, presidenti i Rusisë Medvedev, presidenti i Brazilit Da Silva dhe kryeministri i Indisë Singh zhvilluan takimin e përbashkët, ku Hu Jintao mbajti fjalim të rëndësishëm.
Hu Jintao tha se në gjendjen aktuale, 4 vendet përballohen me rastin e ri të zhvillimit, njëkohësisht edhe me sfidë të paparë. Hu Jintao paraqiti propozime mbi bashkëpunimin e mëtejshëm midis 4 vendeve, duke përfshirë forcimin e besimit të ndërsjellët, thellimin e bashkëpunimit ekonomik, nxitjen e shkëmbimeve njerëzore dhe shkëmbimin e përvojës së njeri-tjetrit.
Presidenti i Rusisë Medvedev tha se 4 vendet duhet të forcojnë bashkërendimin dhe të paraqesin propozime për probleme të rëndësishme financiare ndërkombëtare. Të forcojnë bashkëpunim dypalësh dhe shumëpalësh, të përballohen së bashku probleme të ndryshme, duke përfshirë sigurimin e energjisë e të drithërave, ndryshimin e klimës etj.
Nga ana e tij, presidenti i Brazilit Da Silva nënvizoi se zhvillimi i takimit në fjalë ka rëndësi të madhe. Forcimi i bashkëpunimit midis vendeve që janë ekonomi në ringjallje do t'i ushtrojë ndikim të madh në zhvillimin e marrëdhënieve ndërkombëtare. Bashkëpunimi i 4 vendeve "BRIK" gëzon ka hapësirë të madhe .
Kryeministri i Indisë Singh tha se 4 vendet duhet të kundërshtojnë me vendosmëri proteksionizmin, si dhe të nxitin rregullimin financiar e politik ndërkombëtar dhe reformën e strukturës financiare. Njëkohësisht të forcojnë bashkëpunimin midis grupeve ekonomike, të forcojnë investimet tregtare për njëri-tjetrin dhe të zgjerojnë bashkëpunimin në fushën shkencore, energjetike, bujqësore etj.
Në takimin u botua Deklarata e Përbashkët e takimit të liderëve të 4 vendeve "BRIK" në Yekaterinburg, si dhe deklarata mbi problemin e drithërave.(Vera)