Deri në orën 23:30 të 16 qershorit sipas orës së Pekinit, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka përcaktuar 3592 raste të konfirmuara të gripit A-H1N1 në 77 vende dhe rajone, duke përfshirë 163 raste vdekjeje. Po më 16 qershor, në Kuvajt, Sri Lanka etj., u shfaqën rastet e para të konfirmuara të gripit A-H1N1 dhe shpejtësia e përhapjes së epidemisë është shumë e shpejtë në disa vende.
Në Kuvajt, Sri Lanka, Jemen janë raportuar më 16 qershor rastet e para të konfirmuara të gripit A-H1N1. Në Katar gjithashtu janë konfirmuar për herë të parë 2 raste të gripit A-H1N1.
Ministria e Shëndetësisë e Zelandës së Re u shpreh më 16 qershor se tani, është rritur shpejtësia e përhapjes së epidemisë në vend. Ndërsa drejtori i Drejtorisë së Shëndetit Publik të provincës Quebec në Kanada Alain Poirier tha se tani Kanadaja është vendi më i shpejtë i përhapjes së gripit A-H1N1, dhe Australia dhe Argjentina renditen në vendin e 2-të dhe vendin e 3-të.
Sipas numrit të publikuar më 15 qershor nga Ministria e Shëndetësisë e Argjentinës, numri i rasteve të konfirmuar është rritur në 733 dhe po më 15 qershor ndodhi rasti i parë i vdekjes nga gripi A-H1N1. (Çang Çuo)