Më 17qershor, kryetari i shtetit i Kinës Hu Jintao u takua në Moskë me kryeministrin rus Vladimir Putin. Të dy udhëheqësit shkëmbyen mendime dhe arritën unanimitete të rëndësishme lidhur me problemet e rëndësishme ndërkombëtare dhe rajonale me interes dypalësh.
Hu Jintao tha se sivjet është 60-vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike kino-ruse. Përballë krizës financiare ndërkombëtare, Kina dhe Rusia po zgjerojnë bashkëpunimin konkret në fushën energjetike, duke bërë përparim të madh.
Ndërsa Putini u shpreh në takim se vendi i tij nuk do të ndryshojë aspak politikën e vet të miqësisë dhe nxitjes së partneritetit strategjik ruso-kinez. Rusia dëshiron të thellojë më tej bashkëpunimin konkret me palën kineze në fusha të ndryshme, duke çuar zhvillimin e këtyre marrëdhënieve në një nivel më të lartë.
(Çan Yean) (Artan)