Më 17 qershor, përgjegjesja e kompanisë së vetme që kualifikohet për prodhimin e vaksinave në pjesën kontinentale të Kinës SINOVAC BIOTECH, znj. Gong Xuejie bëri të ditur se disa ditë më parë, kjo kompani ka filluar prodhimin e vaksinave të para kundër gripit A-H1N1 dhe kontingjenti i parë parashikohet të dalë në muajin korrik.
Gong Xuejie tha se kompania SINOVAC BIOTECH mund të prodhojë 20-30 milionë vaksina në vit dhe për të plotësuar kërkesën e madhe të tregut, kompania do të krijojë një aleancë me disa uzina kineze për prodhimin e përbashkët.(Jiang Lei)