Më 17 qershor, kryetari i shtetit i Kinës Hu Jintao zhvilloi bisedime në Moskë me presidentin rus Dmitri Medvedev.
Hu Jintao theksoi se nëse të dyja palët bashkohen dhe thellojnë bashkëpunimin strategjik, e ardhmja e marrëdhënieve të bashkëpunimit strategjik dhe të partneritetit kino-rus do të jetë më e mirë.
Hu Jintao vuri në dukje se tani po vazhdon të thellohet kriza financiare ndërkombëtare dhe të dyja palët duhet të forcojnë më tej bashkëpunimin në fushën ekonomiko-tregtare, energjetike etj.
Ndërsa Medvedevi u shpreh se tani të dyja vendet po përballojnë krizën financiare dhe duhet të forcojnë bashkëpunimin në të gjitha fushat. Po atë ditë, të dyja palët bënë edhe deklaratën e përbashkët të takimit të liderëve të Kinës e Rusisë në Moskë. (Fani)