Pas përfundimit të konferencës së 9-të të Këshillit të liderëve të vendeve anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait që u zhvillua në Yekaterinburg të Rusisë, dhe takimit të parë me liderët e BRIK-ut (Brazil, Rusia, India dhe Kina), kryetari i shtetit i Kinës Hu Jintao arriti në Moskë në mbrëmjen e 16 qershorit, sipas kohës lokale, dhe filloi vizitën e tij shtetërore.
Hu Jintao tha në aeroport se ky vit që është 60 vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Kinës dhe Rusisë, është një vit me kuptim të veçantë në procesin e zhvillimit të marrëdhënieve midis dy vendeve.
Ai shprehu dëshirën e tij për mirëkuptim dhe besim të mëtejshëm ndaj njëri-tjetrit nëpërmjet kësaj vizite, dhe duke nisur nga pika e re historike, të çojë më tej partneritetin strategjik të bashkëpunimit kino-rus. (Wang Xianya)