Është duke u shtuar ditë pas dite rreziku i përhapjes së gripit A-H1N1 në lagjet e banimit. Theksi i punëve të parandalimit dhe të kontrollit në Kinë ka kaluar nga "ndalimi i infektimit jashtë vendit dhe ndalimi i përhapjes brenda vendit" në "pakësimin e rasteve të infektimit nga të sëmurët e ardhur nga jashtë vendit dhe ndalimin seriozisht të përhapjes në lagjet e banimit" .
Ministria e Shëndetësisë e Kinës ka publikuar Planin e Emergjencës mbi Kontrollin e Shpërthimit e Përhapjes së Gripit A-H1N1 në lagjet e banimit. Pekini, Tianjin-i, Guizhou dhe qytete të tjera po ndërtojnë dhe përmirësojnë sistemin e profilaksisë dhe kontrollit në lagjet e banimit në të gjithë qytetin, në shkolla, ndërmarrje dhe fshatra. Nëpër lagjet e banimit po zhvillohen punët e ndërgjegjësimit për parandalimin e këtij gripi. (Xiaoyu) (Artan)