Më 15 qershor, një funksionar i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës u shpreh në Yekaterinburg se pala kineze propozon se bashkëpunimi ndërmjet vendeve BRIK (Brazili, Rusia, India, Kina) duhet të zhvillohet hap pas hapi.
Samiti i liderëve të 4 vendeve BRIK zhvillohet më 16 qershor në Yekaterinburg. Drejtori i Drejtorisë Ndërkombëtare të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Wu Longhai tha në një konferencë shtypi se pala kineze është e mendimit se bashkëpunimi ndërmjet vendeve BRIK (Brazili, Rusia, India, Kina) duhet të zhvillohet hap pas hapi dhe pika e rëndësishme e bashkëpunimit duhet të jetë "fillimi i mirë" për të nxitur zhvillimin e bashkëpunimit në drejtime konkrete dhe me leverdi të ndërsjellët. (Çang Çuo)