Më 16 qershor, u hap në Jekaterinburg të Rusisë takimi i parë i liderëve shtetërorë të katër vendeve anëtare të BRIK-ut, të cilat janë përkatësisht Kina, Rusia, Brazili dhe India. Kryetari i Shtetit i Kinës Hu Jintao merr pjesë në këtë takim dhe do të mbajë një fjalim të rëndësishëm.
Siç mësohet, liderët shtetërorë që marrin pjesë në këtë takim do të shkëmbejnë mendimet kryesisht mbi krizën financiare globale, procesin e samitit të G20-s, reformën e institucioneve ndërkombëtare financiare, sigurinë ushqimore e energjetike, ndryshimin e klimës, ndihmë për zhvillim, procesin e Heiligendamm-it dhe dialogun mes katër vendeve të BRIK-ut për zhvillimin e ardhshëm. (Jiang Lei)