Më 16 qershor në Jekaterinburg të Rusisë, u zhvillua takimi i 9-të i liderëve shtetërorë të vendeve anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO). Në këtë mbledhje, u nënshkruan disa dokumente të rëndësishme, si manifesti i Jekaterinburgut dhe konventa e anti-terrorizmit dhe u publikua një komunikatë e përbashkët.
Hu Jintao vlerësoi lart arritjet e SCO-së, duke vënë në dukje se anëtarët e saj duhet të shfrytëzojnë rastin e miratimit të "Rregullave të një sistemi urgjent", për të shtuar aftësinë e reagimit SCO-së lidhur me probleme të rëndësishme rajonale e botërore.
Hu Jintao ritheksoi se pala kineze do të japë një kredi prej 10 miliardë dollarësh, për t'i ndihmuar vendet e tjera anëtare të SCO-së të përballojnë krizën financiare.
Ndërkohë, presidenti rus Medvedev u shpreh në fjalimin e tij se Rusia po përpiqet për forcimin e partneritetit mes vendeve të ndryshme anëtare dhe se palët e ndryshme duhet të forcojnë bashkëpunimin brenda kornizës së SCO-së, të realizojnë unanimitetin e arritur në samitin financiar të G20-s në Londër, të forcojnë bashkëpunimin në përballimin e problemit të sigurisë ushqimore, energjetike etj. dhe të luftojnë bashkarisht kundër terrorizmit dhe trafikut të drogës. (Jiang Lei)