Bisedimet e liderëve të 4 vendeve të BRIK-ut do të përqendrohen në masat kundër krizës financiare
Një funksionar i lartë i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës tha më 15 qershor në Yekaterinburg se fokusi i bisedimeve të liderëve të 4 vendeve të BRIK-ut do të përqendrohet në masat që duhet të merren për të trajtuar krizën financiare ndërkombëtare etj. Këto bisedime do të zhvillohen më 16 qershor në qytetin e tretë për nga madhësia të Rusisë, Yekaterinburg. Kryetari i degës së çështjeve ndërkombëtare pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Wu Hailong tha më 15 qershor në një konferencë shtypi se bisedimet do të përqendrohen në trajtimin e krizës së tanishme financiare ndërkombëtare dhe mund të preket problemi i reformimit të sistemit financiar ndërkombëtar.Zhan Dian)(Artan)(Zheng)